Ministrja Haxhiu thotë se do t’i bashkohet protestës së nesërme në Ferizaj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do t’i bashkohet protestës së nesërme “Drejtësi për gratë e vrara” e cila do të mbahet pranë stacionit policor në Ferizaj.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se angazhimi shoqëror dhe institucional është i domosdoshëm për ndryshimin e mentalitetit patriarkal dhe për veprime serioze kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.