Ministrja Haxhiu sot viziton vendin ku vdiq Astrit Dehari

Vizitën e parë si ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po planifikon që ta realizojë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, aty ku në nëntorin e vitit 2016 ka vdekur në rrethana ende të paqarta ish-aktivisti i LVV’së, Astrit Dehari.

Lajmi se Haxhiu do të shkojë nesër Prizren është konfirmuar nga vet kabineti i saj.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, (e enjte) më datë 6 shkurt 2020, do të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Vizita e ministres Haxhiu do të bëhet në ora 10:00”, thuhet në njoftimin zyrtarë të ministrisë.