Ministrja Haxhiu shkarkon drejtorin e Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan

Isuf Iberdemaj është shkarkuar nga detyra e drejtorit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan.

Ministria e Drejtësisë pas informacioneve që ka pranuar raportin e inspektimit nga Inspektorati i MD-së, ku ka konstatuar se drejtori ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M, nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, në kundërshtim me dispozitat ligjore mëson Sinjali.

Ky vendim ka hyrë në fuqi që ditën e sotme, me 2 dhjetor.