Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me rastin e fundit që tronditi vendit, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli.
Postimi i plotë:
Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.
@ballkani.info Flet vjehrri i Liridona Murselit: Nusja rezistoi, kjo ishte shuma e parave që kishte #kosova🇽🇰 #prishtina #shqip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albania #shqiperia #kosovopolice ♬ original sound – Ballkani.info







