Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ministri Selimi sot në Luginën e Preshevës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, ka bërë të ditur se bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi do ta vizitojnë sot Luginën e Preshevës.

Dy ministrat do të takohen me përfaqësuesit politik shqiptarë, disa biznese lokale, dhe rininë e studentët – për t’u njoftuar nga afër me kushtet dhe pozitën e tyre atje.

Postimi i plotë i saj:

Sot në një delegacion të përbashkët me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, z.Selim Selimi, vizitojmë Luginën e Preshevës.

Do takohemi me përfaqësuesit politik shqiptarë, disa biznese lokale, dhe rininë e studentët – për t’u njoftuar nga afër me kushtet dhe pozitën e tyre atje.