Ministrja greke thotë se 35 vjeçari i quajti tradhtarë, tregon se si ndodhi vrasja e grekut

Myrsini Zorba, ministrja e Kulturës së Greqisë ka reaguar në lidhje me vrasjen e 35 vjeçarit, shtetas grek Kostandinos Kaçifa duke treguar se si kishte ndodhur ngjarja.

Derisa ka treguar rreth vizitës së saj në Gjirkoastër, ajo thekson se asnjë flamur në Bularat nuk ishte ulur ndërsa për vrasjen e 35 vjeçarit mori vesh pasi kishte përfunduar udhëtimin e saj.

Përmes një reagimi në facebook, ajo shkruan:

”Sot, në varrezat e të rënëve në Bularat afër Këlcyrës për të nderuar të rënët grekë.

Ditë përkujtimore në vendin ku ata ranë. Emocion i madh midis maleve ku ata luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.

Flamuj grekë kudo, të pranishëm përfaqësues të qeverive greke dhe shqiptare, Ambasadorja greke, deputetë, kryetarë të bashkive, qytetarë dhe fëmijë të shkollave greke. Lutje fetare, vendosja e luleve, fjalimi i Ambasadores, himni kombëtar i Greqisë dhe i Shqipërisë, poezi nga fëmijët.

Ikëm në orën tre të drekës pa pasur asnjë shqetësim.

Ndërkohë, u informuam se një minoritar me kallashnikov kishte kërcënuar në mëngjes për të shtënë me armë, duke pretenduar se marrëveshja e dy qeverive për të rivendosur kujtimin e të rënëve ishte tradhti.

Asnjë flamur grek nuk u ul poshtë, të gjitha ishin të ngritura.

Pas orës 3 të drekës, gjatë rrugës së kthimit, u informuam se minoritari ishte rrethuar, policia i kërkoi atij të dorëzohej, ai nuk u dorëzua dhe se ata e vranë.

Ishte një ngjarje tragjike që të gjithë ne në këtë mëngjes, në atmosferën emocionuese që mbizotëronte, nuk mund të imagjinonim”. /tema/