Ministrja e Tregtisë nuk e di kur nisi lufta në Ukrainë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë një huqje të madhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Derisa përgjigjej në një pyje të deputetit të PDK-së, Elmi Reçica, ajo ka thënë se agresioni rus mbi Ukrainë ka fillua në muajin janar.

Kështu ajo nisje së kësaj lufte ia ka huqur për një muaj, sepse agresioni rus ka ndodhur më 24 shkurt të vitit të kaluar.

“Gjatë vitit 2022, gjatë terë vjeshtës ne kemi pasur dy shpallje publike për ofertues nga prodhues vendor për grurin dhe nuk kemi marrë asnjë ofertë. Kur krisi lufta në janar 2022 në Ukrainë, ne kishim rezervën shtetërorë në nivel minimal”, ka thënë Hajdari.