Ministrja e Kurtit e “zhytur” në kredi

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, në deklarimin e pasurisë së saj ka bërë të ditur se posedon një banesë me sipërfaqe prej 84 metra katrorë, që kap vlerën e 70 mijë eurove.

Ministrja Nagavci po ashtu në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se ka një veturë që thotë se e ka blerë me kredi, si dhe e njëjta kushton 18 mijë euro.

Tutje, Nagavci ka thënë se ka mbi 2 mijë euro para të gatshme në institucione financiare.

Ndërsa sa i përket detyrimeve financiare, Nagavci e VV-së ka njoftuar se i ka dy kredi, një për blerjen e veturës dhe tjetra për blerjen e banesës, që kapin vlerën e 61 mijë e 900 eurove.

Ajo po ashtu ka deklaruar mbi 31 mijë euro të hyra vjetore.