Ministrja e Jashtme gjermane e sheh të pakuptimtë fotografimin e Erdoganit me Putinin

Gjermania nuk e ka parë me sy të mirë takimin e presidentit turk me homologun turk.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se është sfidë prania e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në një fotografim të përbashkët me presidentët e Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Ebrahim Raisi.

“Fakti që presidenti i Turqisë ishte në atë foto është një sfidë, për ta thënë me mirësjellje”, tha Baerbock në një intervistë për Bild.

Sipas saj, Turqia, si anëtare e NATO-s, është e rëndësishme në kontekstin e konfliktit në Ukrainë, raporton zdf.

“Prandaj ajo foto është e pakuptueshme për mua, nëse kemi parasysh se është anëtare e NATO-s”, shtoi ajo.

Konstelacioni në imazh tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është “që ne të qëndrojmë së bashku me partnerë vlerësues”, të cilët “jo vetëm që besojnë në rregullat ndërkombëtare, por edhe i mbrojnë ato”, shtoi Baerbock.

“Sepse ka lojtarë të tjerë që nuk mbrojnë vlerat tona dhe kur dyshohet, ata gjithashtu bashkojnë forcat”, përfundoi diplomatja gjermane.

Ndryshe, Putin dhe Erdogan janë takuar në Teheran për të biseduar rreth gjetjes së një zgjidhje për grurin ukrainas, ku u arrit një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.