Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami pas miratimit të buxhetit të rishikuar të Kosovës, ka bërë të ditur se menjëherë do të ekzekutohen pagesat për masat e pakos së ndihmës në kohën e pandemisë.

Bëhet fjalë për masat 170 euro, 130 euro, skemës sociale, etj.

Postimi i plotë i ministres:

Të dashur qytetarë,

Kam kënaqësi që të ju njoftoj që sapo miratuam buxhetin e rishikuar për vitin 2020.

Falenderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan PËR, duke mundësuar kështu fillimin e implementimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar.

Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë.