Ministrja e Arsimit bënë gabime elementare në të shkruar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një status në facebook ka bërë gabime elementare në të shkruar.

Nagavci ka shkruar rreth mbështetjes së Qeverisë së Kosovës për 16 studentët më të mirë të Kosovës për të studiuar në 50 universitetet më të mira në botë.

Mirëpo, ajo që bie në sy janë gabimet në dy fjali, shkruan Gazeta Demos.

Njohësit gjuhësor në vend kanë veçuar fjalinë e parë të shkruar nga Nagavci ku thotë:

“Angazhimi jonë për sa më shumë mundësi për të gjithë do të jetë i vazhdueshëm. Jam e bindur se bashkëpunimet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen…

Studentëve përfitues dhe atyre aplikues ju dëshiroj shumë suksese!”

Nuk shkruhet “angazhimi jonë”, por “angazhimi ynë”.

Pastaj, jo “studentëve përfitues dhe atyre aplikues ju dëshiroj”, por “…u dëshiroj”. 

Kemi të bëjmë me trajtën e shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë shumës në rasën dhanore dhe forma e saktë drejtshkrimore e saj është “u” dhe jo “ju”.

Njohësit gjuhësor në vend kanë shkruar se këtp gabime, që quhen “elementare”, nuk bën t’i bëjë asnjë përfaqësues zyrtar i cilitdo nivel qoftë, e lëre më ministrja e Arsimit./Gazeta Demos