Ministrja Bajrami tregon se kur pritet të ekzekutohen mjetet nga Pakoja Emergjente

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë raportimit në komision për Buxhet dhe Transfere deklaroi se plotësim ndryshimi i ligjit për ndarje buxhetore për vitin 2020 duhet të bëhet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Madje Bajrami thotë se janë vonuar në miratimin e buxhetit, andaj tha ajo se ky projekt buxhet është i qëndrueshëm.

Ajo potencoi se rishikimi i buxhetit do të mundësoj ekzekutimin e mjeteve nga Pako Emergjente.

“Pagesat nga Pako Emergjente nuk janë ekzekutuar. Andaj kjo ka për qëllim të marr parasysh këto sfida e të bëjë ekzekutimin e mjeteve nga pako e kaluar. Të hyrat, gjetja e burimeve shtesë për pakon e kaluar për pjesën e pa ekzekutuara, programet e reja”, tha ajo.

Më tej Bajrami theksoi se pandemia ka ndikuar edhe në të hyrat buxhetore të shtetit, që siç tha ajo se nëse vazhdon kjo situatë do të ketë efekt edhe më të madh.Për vitin 2020, Bajrami thotë se do të ketë rënie ekonomike deri në 3%.