Ministrja Bajrami nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit për raportim

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami nuk iu ka përgjigjur ftesës së Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

Kështu ky komision ka shtyer për të mërkurën tjetër mbledhjen

Bajrami ishte ftuar për të raportuar për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik .

Në komision është shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Ndërsa, në rend dite ka edhe shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim të shpejtë ndaj COVID-19.

Po ashtu Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr.07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.