Ministrja Bajrami mban konferencë rreth mësimit nga distanca

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami sot do të mbajë konferencë për media për shkak të interesimit të lartë të mediave, prindërve dhe opinionit të gjerë lidhur me mbarëvajtjen e procesit të mësimit nga distanca.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MASHT’i ka bërë me dije se në këtë konferencë do të jepen shpjegime të hollësishme për gjitha pyetjet e shtruara rreth aspektit përmbajtësor dhe teknik të programit të mësimit online për nxënësit e Republikës së Kosovës. 

“Konferenca mbahet SOT, 23 mars 2020, në MAShTI (kati 1, Këndi i Konferencave), në ora 16:00”, thuhet në komunikatë.