Çmimi i naftës për litër do të jetë një euro e pesëdhjetë e tetë centë.
Ajo çka vërehet, është se nafta është shtrenjtuar për 1 cent, shkruan Ballkani.info.
Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Ndërkaq, benzina ka mbetur në çmimin e njëjtë, 1 euro 34 centë.
Gazi është në çmimin 75 centë për litër.
Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit./Ballkani.info/








