Gordan Grliq Radman

Ministria kroat i “çon selam” Serbisë: Nuk guxon të përdorë metodat e Luftës së Ftohtë, është turp çfarë bëri

Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliq Radman tha sot në Sarajevë se Serbia nuk duhet të shmangë bashkëpunimin dhe të përdorë metodat e Luftës së Ftohtë në marrëdhëniet ndërshtetërore nëse dëshiron të përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të ndërtojë stabilitet rajonal.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së tij në Sarajevë, Grliq Radman tha se “është për keqardhje që Serbia arriti ta dëboi sekretarin e parë të ambasadës kroate në Beograd, Hrvoj Shnajder, aq më tepër që në vendim nuk thuhej asnjë arsye për këtë”, transmeton Ballkani.info.

Grliq Radman tha se vendime të tilla “nuk ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore” dhe se “ajo gjithashtu dërgon një mesazh të keq kur bëhet fjalë për vlerat dhe kriteret që duhet të zbatohen në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Është turp që Serbia zgjodhi atë rrugë, sidomos kur dëshiron të bëhet anëtare e BE-së. Ne duhet të punojmë për marrëdhënie miqësore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të promovojmë stabilitetin rajonal. Kjo të kujton më shumë retorikën e Luftës së Ftohtë”, shtoi Grliq Radman.

Ai theksoi se Kroacia “pret një kohë të gjatë përgjigje” nga Serbia ndaj ftesës për takime ku do të zgjidheshin çështje konkrete në fushën e marrëdhënieve dypalëshe.

Marrëdhëniet mes Beogradit dhe Zagrebit u acaruan sërish këtë javë, pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e shpalli Shnejderin person të padëshiruar, duke përmendur si arsye shkeljen e Konventës së Vjenës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë më pas e shpalli Petar Novakoviqin, këshilltar në Ambasadën Serbe në Zagreb, si person të padëshiruar. /Ballkani.info/