Ministria e Shëndetësisë sqarohet për mbylljen e qendrave të vaksinimit gjatë vikendit

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një njoftim lidhur me ndalimin e planit për vaksinim gjatë fundjavës, shkruan IndeksOnline.

Për këtë, MSH ka thënë se se plani pesëjavor për vaksinim gjatë fundjavës, ka përfunduar.

Sipas njoftimit, vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19 dhe situata  epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë më të vogla.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’ju rikujtojë se plani pesëjavor për vaksinim gjatë fundjavës, ka përfunduar. Rrjedhimisht, tash qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës.

Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19 dhe situata  epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë më të vogla. Ekipet e vaksinimit ia kanë dalë t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim, gjatë pesë ditëvë të punës, pa patur nevojë të punohet fundjavës.

Gjatë javës që po mbetet pas kemi filluar vaksinimin edhe kundër gripit sezonal, pas arritjes në Kosovë të 140.000 vaksinave. Qytetarët që i përkasin kategorive që vaksinohen më këtë vaksinë, mund ta marrin atë gjatë pesë ditëve të javës në Qendrat e Mjekësisë Familjare, ose në qendrat ku bëhet aktualisht vaksinimi kundër COVID-19, varësisht prej asaj se ku kanë vendosur vetë komunat që të bëhet vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i vaksinave kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit sezonal është i mjaftueshem, prandaj inkurajohen qytetarët të cilët duhet të vaksinohen, që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëvë të punës brenda javës.

Vaksinat forcojnë imunitetin tuaj, dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes”, thuhet nw njoftim.