Ministria e Shëndetësisë rrethohet me shirita “RREZIK”

Organizata “Studim, Kritikë, Veprim”, ka mbajtur sot një aksion simbolik para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke e rrethuar atë më shirita ku shkruante “Rrezik”.

Sipas kësaj organizate, aksioni është ndërmarrë për shkak të rasteve të shumta të të vdekurve si pasojë e COVID-19 dhe të numrit të lartë të të infektuarve.

E gjithë kjo sipas SKV-së ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit nga ana e MSH-së.

“Aktiviteti i sotëm nuk ka nevojë për më shumë shpjegim. Neglizhenca e saj po del të jetë me pasoja vdekjeprurëse.”, kanë thënë nga kjo organizatë, përcjellë EO.

“Sot kur po flasim kemi mbi 12 mijë raste pozitive me Covid-19 dhe numri i vdekjeve ka arritur shifrën në 488”.

Sipas drejtuesve të kësaj organizate, pandemia është menaxhuar në mënyrë katastrofale nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nuk është vlerësuar puna e studentëve dhe e mjekëve vullnetarë.