Faik Hoti

Ministria e Shëndetësisë: Më të infektuarit nga koronavirusi, grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar të dhëna sa i përket gjendjes me koronavirus në Kosovë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë që në Kosovë, më shumë ka të infektuar meshkuj sesa femra.

“Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se deri më tash në Kosovë janë testuar 2570 persona, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 2.6%.

Statusi i plotë në Facebook:

Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona.

• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
• Të vdekur: 6 persona
• Të shëruar: 37
• Raste aktive 181
• Shkalla e vdekshmerisë: 2.6%
• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.
• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.
• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.
• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.
• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theskuar të rasteve pozitive.
• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19