Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të moshuarit të mos grumbullohen në qendrën e vaksinimit: Prisni t’ju thërrasim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët e moshuar që të presin thirrjen e këtij institucioni për vaksinim.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe lëhtësimit të qasjes në këtë proces, sidomos për grupet prioritare që do të vaksinohen me dozat e para të vaksinës kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshës mbi 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe mos të drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë: