Inspektorët Shendetësor kanë hyrë në grevë , duke kërkuar që të trajohen dhe paguhen në baze të Ligjit për Paga, si profesionist shëndetësor dhe jo si punonjës publik.

Zyra për Informim në Ministri të Shëndetësisë i ka thënë Ballkani.info se greva nuk cenon shërbimet themelore të cilat ata duhet t’i ofrojnë.

“MSh ka biseduar me ISH që çështja të adresohet dhe të bëhen përpjekje për një zgjidhje të mirë përmes rrugëve institucionale” ka thënë për portalin tonë ky institucion.

Sipas tyre në buxhetin për MSh-në për 2019 është paraparë edhe fuqizimi i kapaciteteve të Inspektoratit përmes punësimit edhe të një numri të konsiderueshëm të inspektorëve shëndetësor.

Greva e Inspektorëve Shëndetësore, vjen pas grevës së Kirurgëve që zhvilluan ditë më parë.