Ministria e Shëndetësisë/ Çfarë duhet të dini para se të shkoni në qendra tregtare

Ministria e Shëndetësisë tregon masat që duhet zbatuar nëpër qendra tregtare

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimet për Qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton ballkani.info

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSh’ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska dhe të respektojnë shenjat e distancës, si dhe të evitojnë kontaktet direkte fizike me persona të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, inkurajohen pagesat me kartela bankare. Dezinfektuesit duhet të jenë të qasshëm lehtë për stafin dhe konsumatorët dhe objekti duhet të dezinfektohet dhe ajroset së paku tri herë gjatë ditës.

Aktiviteti dhe prezenca e personave me shenja të COVID-19 nuk lejohen.