Ministria e Shëndetësisë blen maska për 1.7 milion euro

Ministria e Shëndetësisë i ka nënshkruar tri kontrata për blerjen e materialeve shpenzuese për mbrojtje nga COVID-19.

Për këto tri kontrata, MSH do të paguajë 1 milion e 842 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë ka blerë 215 mijë e 911 copë “maska respiratore FFP2” në vlerë prej 1,716,492.00 euro.

Kontrata për këtë lot është nënshkruar me kompaninë “LEGO” SH.P.K.

Kjo ministri e ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Made Kos” për blerjen e 11 mijë e 853 copë syze mbrojtëse në vlerë prej 29,632.50 euro.Janë blerë edhe 33 mijë e 741 sete çarçafa për një përdorim në vlerë prej 96,161.85 euro nga operatori ekonomik N.P “KO-MED”.Furnizimi me këto materiale është paraparë të bëhet për 3 muaj në vazhdim.

Këto tri llote kanë qenë pjesë e një tenderi të madh, në vlerë prej 4.5 milionë euro (4.530.406,30) me gjithësejt 18 lote.15 lote janë anuluar nga Ministria e Shëndetësisë të tenderit “Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për Corona-Virus”, janë anuluar nga ministria e Shendetësisë për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjëshme apo se kanë pranuar oferta që e tejkalojnë buxhetin e planifikuar nga ministria.