Ministria e Shëndetësi apel kosovarëve: Mos udhëtoni në vendet e rajonit

Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj koronavirusit, ju bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyjnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të koronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi), të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e koronavirusit.

“Ministria do të ju informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare”, thuhet në komunikatën ministrore.