Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve të ri që do të jenë studentë/kadetë në Akademinë Ushtarake Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së.

Po ashtu në këtë konkurs do të përzgjidhen edhe kadetët që do të studiojnë në akademitë e vendeve mike dhe partnere, si në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Turqi, Akademinë Ushtarake në Kroaci -Menaxhimi dhe Udhëheqja ushtarake, si dhe në Akademinë Ushtarake në Maqedoninë Veriore.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 31 maj 2021 deri më 11 qershor 2021. Aplikimi mund të bëhet online në ueb faqen https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Kontaktet: www.mod.rks-gov.net; nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00-15:00.