Ministria e Mbrojtjes për herë të parë do të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë pritet ta ketë buxhetin e saj në vlerë mbi 100 milionë euro.

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e Qeverisë parasheh që duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes të jetë mbi 100 milionë euro.

Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi të bërë në faqen e tyre në Facebook.

“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, 10 May 2021