Ministria e Mbrojtjes bashkë me trupat e ushtrisë së Kosovës FSK, pritet të nisin aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.

Aksioni do të zhvillohet të enjten në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma ”Adem Jashari”.

Ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut që organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës për këtë vit, në të cilin vullnetarisht do të dhurojnë gjak ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe shërbyesit civilë të MM-së dhe FSK-së.

Duke qenë se me dhurim të gjakut shpëtohet jetë, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK bëjnë vullnetarisht këtë aksion për t’i dorëzuar më pas për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.