Zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të hapen zyrtarisht edhe në komunën e Prizrenit.
Në ceremoninë zyrtare e cila nis në orën 13:00, do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
Zyret e kësaj ministrie do të zënë vend në ish -ndërtesën e rektoratit në sheshin Shatërvan.
Tashmë kjo ndërtesë është rinovuar dhe adaptuar për nevojat e MKRS-së, përkatësisht kabinetin e ministrit dhe zyrtarëve të Departamentit të Kulturës dhe të Trashëgimisë Kulturore.
Madje të martën në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e zyrave të MKRS-së në Prizren.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, më 15 mars të vitit të kaluar kishte miratuar propozimin për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së MKRS-së në qytetin e vjetër, transmeton Koha.







