Ministria e Jashtme e Britanisë deklarohet rreth shqiptarëve të futur në listën e zezë

Ministria e Jashtme e Britanisë ka folur sërish lidhur me “listën e zezë” kundrejt personave të korruptuar në Shqipëri.

Në përgjigje për Oranews thuhet se veprimet janë marrë për individëve shqiptarë me lidhje të mirëpublikuara dhe të dokumentuara me kriminalitetin dhe korrupsionin.

Ambasada nuk jep emra, por pohon se kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të promovojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi ndërmarrë veprime ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të mirëpublikuara dhe të dokumentuara me kriminalitetin dhe korrupsionin. Ne nuk zbulojmë numra në lidhje me veprimin e ndërprerjes së imigracionit.”

A mund ta dimë listën e personave që janë sanksionuar?

“Është një politikë e kahershme e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të një individi.”

Çfarë parashikojnë këto sanksione, për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sanksionet e tyre përfshijnë “ndalimin e hyrjes në SHBA” por edhe “bllokimin e llogarive bankare”?

Siç u përmend, Britania e Madhe ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të mirëpublikuara dhe të dokumentuara me kriminalitetin dhe korrupsionin.

A mund ta dimë rrugën që është ndjekur për të arritur këto sanksione, ku jeni mbështetur për të sanksionuar një person, a mund të dimë disa nga burimet tuaja?

“Është një politikë e kahershme e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të një individi Mbretëria e Bashkuar po rrit përpjekjet tona për të prishur lidhjet midis politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor. Këto lidhje nënkuptojnë se grupet e krimit të organizuar blejnë, shantazhojnë dhe frikësojnë votuesit në këmbim të mbrojtjes politike. Kjo është arsyeja pse MB ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të mirëpublikuara dhe të dokumentuara me kriminalitetin dhe korrupsionin.

Kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të promovojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh në dispozicion për të penguar individët me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin, duke përfshirë emigracionin dhe përçarjen ekonomike.”