Ministria e Infrastrukturës shënon Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, të premten kanë shënuar Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.

Si një nga akterët kontribues në sigurinë e trafikut rrugor, MIT, e përfaqësuar nga Fejzulla Mustafa, Drejtor i Departamentit Koordinues të Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Avdyl Ymeri, Drejtor Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve, vlerësuan lartë bashkëpunimin e të gjitha institucioneve relevante në ruajtjen e sigurisë rrugore dhe zvogëlimin e numrit të viktimave në trafik në Republikën e Kosovës, si dhe theksuan hapat e ndërmarrë deri më tani nga MIT, përkitazi me temën.

Duke kontribuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, organizimin e fushatave vetëdijesuese dhe përkushtimin e përgjithshëm karshi sigurisë rrugore, MIT, në Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, tregon gatishmërinë e forcimit të rolit të saj në aspektin e sigurisë dhe participimin e vazhduesh​ëm të saj në shtrirjen e aktiviteteve promovuese për siguri rrugore.

loading…