Ministria e Infrastrukturës reagon pas arresimit të 23 zyrtarëve: Jemi të hapur për drejtësinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka reaguar pas arrestimit të 23 personave të dyshuar për keqpërdorime me pantentë-shoferë.

Në reagimin e MIT-it, thuhet se kjo ministri ka pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.

“Me këtë rast, rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit. Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundëshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje, aty thuhet se nisur nga kjo, ministri Pal Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund. /Ballkani.info/

loading…