Ministria e Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës merr vendim që të lejohet bartja e punëtorëve me autobus

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka marrë vendim që iu lejon operatorëve ekonomikë të kontraktojnë bartjen e punëtorëve me autobus.

Ky vendim vjen pas kërkesës së disa bizneseve që punëtorëve të tyre t’iu mundësohet shkuarja në punë.

“Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe ministrja Rozeta Hajdari janë duke u kujdesur që biznesi të funksionojë dhe po ashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm me prodhuesit, odat ekonomike dhe importuesit që t’i zgjidhim të gjitha çështjet që adresohen”, thuhet në njoftimin e ministrisë.