Ministria e Financave tregon se kur do të dalin pagat për muajin dhjetor

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka bërë me dije  se pagat do të dalin katër ditë para përfundimit të muajit kalendarik, për shkak të festave.

“Meqë jemi në prag të festive të fundit vitit, këtë muaj pagat do të dalin më 27 dhjetor, ditë e premte”, ka thënë Rafuna për “Epkoa e Re”.

Ndryshe, pagat do të dalin pa rritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar Ligjin e ri për Paga.