Ministria e Diasporës organizon koncert për mërgimtarët

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka njoftuar se do të organizojë koncert festiv për mërgimtarët.

Koncerti mbahet me 1 gusht në Prishtinë me fillim nga ora 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në koncert do të përformojnë artistë të njohur të skenës muzikore:

Shkumbin Ismaili, Naim Abazi, Shyhrete Behluli, Albina Kelmendi, Engjellusha Salihu do jenë vetëm disa nga artistët që do të paraqiten në këtë koncert.

MDIS-i ka ftuar qytetarët e posaçërisht diasporën që t’i bashkohen festës në kryeqytet.

loading…