Ministria e Arsimit merr vendim për shkollat e Kamenicës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se më 5 maj do të rifillojë mësimi për 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës.

Në njoftim thuhet se mësimi do të organizohet për tri shkolla.

“Të drejtën për mësim duhet ta gëzojnë të gjithë, pra edhe nxënësit e Kamenicës.Nga data 5 Maj, do t’a rifillojnë mësimin 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit për Organizimin e Mësimit Alternativ të Përshpejtuar.Inspektorët e Arsimit, në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtor të këtyre shkollave, kanë filluar përgatitjet e duhura për zhvillimin e procesit edukativo- arsimor.

Presim nga komuna e Kamenicës të zbatojë në tërësi Vendimin dhe mësimi të organizohet për nxënësit e:

– SHFMU “Hasan Prishtina”, në fshatin Busavatë,

– SHFMU “Asllan Thaqi”, në fshatin Karaçevë e Poshtme,

– SHFMU “Xhelal Sopi” në fshatin Petrocë,

-Për nxënësit e Paraleles fizike në fshatin Shipashnicë e Poshtme si dhe,

-Për nxënësit e paraleles fizike në fshatin Kopernicë.

Zbatimi i këtij vendimi nuk ka kosto shtesë për transport, pasi mësimi do të zhvillohet në shkollat ku nxënësit i kanë mbajtur më herët mësimet”