MASHT

Ministria e Arsimit ka një lajm shumë pozitiv për studentët

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi u ka premtuar studentëve se shumë shpejt do të merren masa për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Këto komenta ai i ka bërë gjatë një tryeze të rrumbullakët për arsimin e lartë në Kosovë, e cila është ndihmuar nga USAID-i, World Learning dhe Programi TLP-SP.

Më poshtë statusi i plotë:

Është koha që të lëmë anash skepticizmin dhe të punojmë së bashku që të ndërtojmë një sistem pozitiv të arsimit për të ardhmen e Kosovës.

Sot, MAShT ka organizuar Tryezën e rrumbullakët për arsimin e lartë në Kosovë, e cila është ndihmuar nga USAID-i, World Learning dhe Programi TLP-SP.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të arsimit, përfaqësues të USAID-it, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe të shoqërisë civile.

Falënderova USAID-in që vazhdimisht e ka përkrahë këtë ide dhe ka ndihmuar që të vijmë deri këtu që të krijohet një Tryezë e rrumbullakët dhe të diskutohet për pjesën shumë të rëndësishme të sistemit arsimor, pra për arsimin e lartë.

Forma që e kemi zgjedhur me partnerët në diskutimet e përbashkëta që ta kemi një tryezë të rrumbullakët në nivel nacional, e cila do të ketë në përbërje ekspertë të arsimit të lartë, do të ishte mundësia më e mirë që të dalim me një startegji nacionale për arsimin e lartë në Kosovë.

Kosova e ka pasuri të madhe rininë, prandaj duhet të kujdesemi që për këtë kapital të madh të krjiojmë mundësi dhe institucione, në mënyrë që këtë pasuri ta shfrytëzojmë ashtu siç duhet.

Shfrytëzimi më i mirë i kësaj rinie është që ne t’iu ofrojmë një edukim të mirëfilltë, veçanërisht kur flasim për pjesën më të rëndësishme të edukimit të tyre, pra për arsimin e lartë, që këta të rinjë të bëhen më pas edhe bartës të proceseve të zhvillimit të vendit tonë.

Në këtë Tryezë mund të kyçen edhe akterë të tjerë dhe në fund të rezultojë me një dokument që do të hapë një perspektivë tjetër për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Do të jem gjithmonë në dispozicion për të dëgjuar mendimet dhe për t’i shtyrë ato përpara.

Edhe përfaqësuesit tjerë thanë se debati që do të gjenerohet në këtë tryezë të rrumbullakët do të vazhdojë të ketë çasje të hapur në mënyrë që të arrijmë të krijojmë një strategji e cila shikon drejt të ardhmes, e cila promovon llogaridhënien dhe e cila u përgjigjet nevojave të rinisë kosovare.

Gjithashtu, u tha se është koha që të lëmë anash skepticizmin dhe të punojmë së bashku që të ndërtojmë një sistem pozitiv të arsimit për të ardhmen e Kosovës.