Ministri Zemaj takohet me zyrtarët e OBSH’së, flasin për menaxhimin e pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me Abebayehu Assefa Mengistu, koordinatorin e OBSH’së për Ballkan e Moldavi

Zemaj dhe Assefa Mengistu kanë diskutuar për menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe rajon.

“OBSh mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Covid-19, me donacione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKSHPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për Covid-19”, theksoi Zemaj.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjatë takimit të sotëm me z. Abebayehu Assefa Mengistu koordinator për Ballkanin dhe Moldavinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, biseduam rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe në rajonin e Ballkanit.

OBSh mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e “Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, me donacione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKSHPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për Covid-19.

Me OBSh-në dhe partnerët tjerë po zhvillojmë aleanca edhe për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19, kur të njëjtat të jenë aprovuar për përdorim.

Shpreha falënderimin tim për përkrahjen e rëndësishme që OBSh po i ofron Kosovës, ndërsa z. Abebayehu Assefa Mengistu, e vlerësoi lartë menaxhimin e pandemisë në Kosovë.