Ministri Zemaj paralajmëron masat lehtësuese ndaj COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Bordin Këshillues sot kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi.

Zemaj tha se masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e tyre nga qytetarët.

Sipas tij, statistikat në ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga COVID-19.

Njoftimi i tij i plotë:

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë  thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Bashkë ia dalim!