MSH

Ministri Zemaj nis ndërtimin e spitaleve dhe projekte të mëdha infrastrukturore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj këto ditë ka nisur procedurat e ndërtimit të spitaleve dhe jetësimin e një sërë projekteve të mëdha infrastrukturore në Kosovë.

Ditëve në vijim pritet të nënshkruaj dy memorandume të veçanta, njëri për të iniciuar procedurat e funksionalizimit/ndërtimin të spitalit QKMF Gjakovë (me vlerë 224.000 euro), dhe tjetri për ndërtimin e spitalit QMF në Strellc të epërm (me vlerë 260.000 euro).

Ditë më parë, përmes memorandumit të nënshkruar ka iniciuar procedurat për ndërtimin e spitalit QKMF në Mamushë (me vlerë 740.000 euro).

Po ashtu, ka iniciuar funksionalizimin/ ndërtimin e Spitalit të Podujevës. Pritet të nis procedurat edhe për projektin “Ndërtimi i Spitalit Pediatrik Kirurgjjik” në QKUK, Prishtinë.

Në muajt në vijim planifikon të nis një sërë projekte të tjera infrastrukturore, ndërtime spitalesh QKMF, anekse spitalesh, ambulanta, etj.