Ministri Vitia shkon në Deçan, pas helmimit të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sapo ka arritur në Komunën e Deçanit, pas helmimit të qytetarëve.

Helmimi i qindra qytetarëve e ka nxitur komunën që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e Komunës së Deçanit.

Në vendimin që e ka marrë kjo komunë thuhet se “obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimit të fundit”.