Ministri Vitia mbanë takimin e parë koordinues të donatorëve

Sot ministri Arben Vitia, së bashku me zëvendësministren, Dafina Gexha, sekretari e përgjithshëm, Naim Bardiqi dhe përfaqësuesen nga Ministria e Financave, Bjondina Rexha kanë mbajtur takimin e parë koordinues të donatorëve.

Në këtë takim është diskutuar rreth nevojave dhe bashkëpunimit në mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe donatorëve te kamotshëm të sektorit shëndetësor dhe atyre që janë bashkangjitur në luftën kundër COVID-19.

Ministri Vitia theksoi edhe një herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë donatorët drejt planifikimit dhe mbështetjes që donatorët japin për institucione shëndetësore.