Ministri Vitia lë të nënkuptohet se ka mungesë të vaksinave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur në konferencën e mbajtur pas mbledhjes urgjente të mbajtur me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Vitia, përgjatë fjalimit, ka lënë të nënkuptohet se vendi po përballet me mungesë të vaksinave për imunizimin ndaj koronavirusit. I njëjti ka bërë thirrje edhe që të merret vaksina AstraZeneca, krahas asaj të kompanisë Pfizer.

“Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar. Kur të arrijë kontingjenti i vaksinave Pfizer nga SHBA, do të vijojë puna vikendeve”, ka thënë ai.

Tutje, ministri i dikasterit të Shëndetësisë u ka bërë thirrje të vaksinuarve të shtojnë kujdesjen, për shkak se edhe ata mund ta përhapin atë për shkak të variantit Delta.