Ministri Veliu reagon pas vrasjes së pesëfishtë në Gjilan

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes një komunikate për media, ka reaguar për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi mesditën e sotme në Gjilan.

Në këtë reagim, thuhet se ministri Veliu, është thellësisht i prekur nga ngjarja tragjike. Ndërsa, theksohet se kjo ministri do të përdorë të gjitha kapacitete e saj institucionale që raste të tilla, ku përfshihen zyrtarë policorë në akte kriminale, mos të përsëritën më.

“MPBAP që prej momentit që ka ndodhur rasti, ka angazhuar të gjitha institucionet e Sigurisë, si Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policorë të Kosovës, në mënyrë që të shikohen të gjitha rrethanat që quan në kryerjen e kësaj vrasje.

MPBAP, do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj institucionale që raste të tilla, ku përfshihen zyrtarë policorë në akte kriminale, të mos përsëriten më”, thuhet në komunikatë.

Në fund, ministri Veliu, iu ka shprehur ngushëllime familjes Bllaca për humbjen e më të dashurve të tyre.