Ministri Tahiri konfirmon vdekjen e kosovarit në Siri: Ja kush është?

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar vdekjen e shtetasit kosovar, Rron Emini, në luftën e Sirisë.

25 vjeçari nga Prishtina ishte pjesë e organizatës terroriste “Al-Nusra”.

Tahiri ka thënë shkurt se “institucionet e Kosovës kanë informacion për vdekjen e të riut”.

“Kemi marrë informacion që një kosovar, që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Për momentin, ne si qeveri i kemi këto informacione. Nesër do të interesohemi për të ditur më shumë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.