Ministri Sveçla viziton kryetarin Bahtiri në Mitrovicë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot Mitrovicën, ku është takuar me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri.

Bahtiri ka treguar se me Sveçlën biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe qendror në nivelin institucional.

Postimi i Agim Bahtirit:

Ishte kënaqësi të pres sot në Mitrovicë për vizitë mikun tim, Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, me të cilin biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe qendror në nivelin institucional.

Ministri Sveçla gjithmonë ka treguar edhe përkushtim personal për Mitrovicën, për shkak të specifikave të qytetit, përkushtim të cilin po e vazhdon edhe tash, duke dhënë kontribut për krijimin e një ambienti sa më të sigurt në rajonin e Mitrovicës.