Ministri Sveçla miraton kërkesën e kryetarit Bahtiri, fshatrat shqiptare në veri do të administrohen nga policia e Mitrovicës së Jugut

Kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, sot i ka drejtuar një kërkesë policisë nga të cilët kërkon që të shtrijnë autoritetin e tyre sipas ligjit në gjithë fshatrat e kësaj komune, përkatësisht në fshatrat matanë Ibrit Suhodoll, Gushavc, Vinarc dhe Vidimriq.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sonte ka njoftuar se është miratuar kjo kërkesë nga Policia e Kosovës, ku prej nesër në këto fshatra me çështje të sigurisë do të administroj policia e stacionit të Mitrovicës jugore.

“Pas kërkesës së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, kërkesës së banorëve të Suhodollit pas vizitës sime atje si dhe rishikimit të hartave kadastrale të Komunës së Mitrovicës, zonat kadastrale Suhodoll, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Vidimiriq kalojnë nga menaxhimi dhe përgjegjësia e Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Samedin Mehmeti pas vlerësimit të pajtueshmërisë me të gjitha aktet ligjore si dhe janë njoftuar të dy Drejtorët Rajonalë të Stacioneve Policore në zbatim të këtij vendimi.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Ne garantojmë rend dhe sundim ligji gjithandej. Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook