Video

Ministri suedez harron pasaportën, mungon në samit

Një mungesë e pazakontë u shënua në takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të parin që u mbajt jashtë kufijve të sigurt të Unionit.

Por, qe kryediplomati suedez, Tobias Billström, ai që nuk arriti fare në Kiev, ndonëse ishte nisur për atje.

Udhëtimi i tij u ndal në kufirin Poloni-Ukrainë meqë aty u konstatua se e ka harruar pasaportën.

Kjo u tha te jetë edhe arsyeja sipas një gazete austriake që Billstrom të kthehej mbrapsht pa hipur në trenin për udhëtimin tetëorësh me homologët e huaj drejt kryeqendrës ukrainase.

Kabineti i ministrit nuk komentoi arsyet e mungesës, duke përmendur vetëm ca pengesa logjistike.

Në vend të tij, Suedia u përfaqësua nga ambasadori i vendit në Ukrainë, Martin Åberg.

Por, ky nuk ishte i vetmi ministër i Jashtëm që nuk u paraqit në Kiev.

Hungarezi Péter Szijjártó, që mban lidhje të ngushta me Rusinë, e refuzoi ftesën, ndërsa letonezi Krišjanis Karinš dhe polaku Zbignieë Rau u detyruan të tërhiqen pas përhapjes së re të Covid-19.