Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka urdhëruar sot inspektoratin që të dalë në terren dhe të mbikëqyr peshën e bukës në qytetin e Prizrenit.

“Në vazhdën e aktivitetit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në mbrojtje të konsumatorit unë sot kam urdhëruar Agjencionin e Metrologjisë si dhe Inspektoratin e Tregut që të dalin në terren dhe të mbikëqyrin peshën e bukës në qytetin e Prizrenit”, ka thënë Shala përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Ne do të vazhdojmë që të jemi në krye të detyrës në secilin rast që raportohet në MTI. Do të mbikëqyrim secilën peshë dhe kontrollojmë secilin produkt aty ku ligji na e mundëson dhe secila shoqëri tregtare që abuzon me ligjin apo tenton që ta mashtrojë konsumatorin do të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi”.

Fotografia e Endrit Shala

Fotografia e Endrit Shala

Fotografia e Endrit Shala

Fotografia e Endrit Shala

Fotografia e Endrit Shala

Fotografia e Endrit Shala

Fotografia e Endrit Shala