Urdhri

Ministri Shala: Ata që u shesin të miturve pije alkoolike dhe duhan do të dënohen

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka paralajmëruar se të gjithë ata që u shesin të miturve pije alkoolike dhe duhan do të dënohen në bazë të kompetencave që ka inspektorati.

Shala këto komente i bëri kur ka inspektuar “ETC-në” në Fushë Kosovë, pas vendimi që morri dje.

“Kjo iniciativë për inspektim do të përfshinë gjitha dyqanet afariste, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Në bazë të urdhëresës që ka hyrë në fuqi dje, gjitha këto dyqane duhet ta respektojnë atë”, tha ministri Shala.

Ai shtoi se përveç pijeve alkoolike, inspektimi përfshin dhe ekspozimin e kutive të duhanit dhe shitjen e tyre personave nën 18-vjeç.

Lulzim Syla kryeinspektor i MTI-së, u ankua për numrin e vogël të inspektorëve, por që tha se do të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë.

Shala, të hënën ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas komunikatës së MTI-së, Urdhëresa ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18-vjeç.Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18-vjeç.