Ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë, është një vendim politik, i cili do të ketë pasoja të mëdha negative.

Në një bisedë për ‘Tanjug’, Lajiq ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të zhvillimeve të djeshme në INTERPOL.

“Pasojat janë sigurisht të mëdha, kryesisht ekonomike. Kjo do të thotë pezullim i çfarëdo lloji të tregtisë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ministri serb.

Pas këtij vendimi presidenti serb ka thirrur një mbledhje urgjente të ambasadorëve të shteteve të huaja në Beograd, ndërsa kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar ndihmën e Beogradit pas këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës.